Zaev: Fillojmë me shlyerjen e kamatave dhe japim mundësi me këste të paguhet borxhi kryesor

Kryeministri Zoran Zaev, në seancë e sotme të 124 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Panço Minov, rreth zgjidhjes së borxheve të vjetra të qytetarëve, theksoi se kamatat do të shlyhen dhe do të jepet mundësia që pagesa të bëhet me këste për borxhin kryesor.

Marketing

“Qytetarët janë futur në një ‘fer’, në një labirint të pafund nga i cili tekstualisht nuk është mundur, jo vetëm qytetarët të cilët tashmë janë prind, por edhe fëmijët e tyre, të dalin nga xhirollogarinë e bllokuara, pronat e ngrira, aktgjykimet dhe përfund kur këto qytetarë kërkojnë punë, kërkojnë punë në të zezë, pasi nëse kërkojnë punë do t’ju merren të hollat. Kjo është një sistem kompleks të cilët patjetër duhet ta zgjidhim. Për këtë shkak fillojmë më shlyerjen e kamatave dhe japim mundësi për pagesa në këste të borxhit kryesor”, theksoi sot kryeministri Zaev.

Ai mes tjerash theksoi se, sipas analizave të tyre, vetë kamatat në përqindje të lartë i tejkalojnë edhe lartësinë e borxhit bazë, që është katastrofale.

“Fillimisht miratuam ndryshime ligjore për zvogëlimin e harxhimeve për përmbarues dhe noter, por kjo nuk mund të vlej në mënyrë retroaktive dhe për këtë nuk pati reflektim të madh. Mirëpo, të gjitha rastet e reja nga një vit e këndej, deri më sot janë me harxhime të normalizuara. Kjo tash është tentim i dytë të cilin e bëjmë, me të cilin përfundimisht kemi për qëllim t’ju ndihmojmë qytetarëve në mënyrë dominante, megjithatë kur e bëjmë këtë e bëjmë edhe për kompanitë, të shlyhen kamatat të cilat i kanë për borxhet ndaj të gjitha ndërmarrjeve publike, institucionet shtetërore, institucionet komunale, gjithçka çka paraqet interes shtetëror, ndërsa tek ato private me ligj të tregojmë se kjo është precize, duke i dhënë vetë tabelat të shihet si lëvizin”, sqaroi Zaev.