Zaev: Fuqimisht besoj në këtë marrëveshje, përfundimisht mbyllet çështja për identitetin

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev përmes Fejsbukut porositi se beson shumë në suksesin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë, sepse me identitet të qartë dhe të njohur për veçantinë e komit maqedonas përfundon kjo çështje dhe hapet e ardhmja për vendin.

“Në seancën e 73-të e shqyrtuam dhe e miratuam raportin për marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedonas-grek për emrin dhe për partneritetin strategjik. Besoj fort në këtë marrëveshje, sepse me një identitet të qartë dhe të njohur për veçantinë e komit maqedonas përfundon kjo çështje dhe hapet ardhmëria për vendin. Kjo qeveri e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë krenare për këtë zgjidhje. Me këtë vendim shkruhet një faqe e re në historinë e vendit tonë, shkruan Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Qeveria dje e miratoi dhe e deklasifikoi marrëveshjen me Greqinë të titulluar “Marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për jo validitetin e Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve” Ende nuk është caktuar data e takimit midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në të cilën duhet që të nënshkruhet marrëveshja. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski mbrëmë informoi se gjatë ditës do t