Zaev: Geroski t’u drejtohet institucioneve

Unë jam Zoran Zaevi i cili ka kaluar procese traumatike politike dhe familjare derisa po luftoja kundër regjimit të kaluar derisa po publikoja “bombat” dhe duke marrë pjesë aktive në “Revolucionin Laraman”, unë jam i njëjti i cili luftoja për vlerat e një shoqërie për të gjithë më 27 prill të 2017, atëherë kur shumica parlamentare ishte sulmuar.

Marketing

U gjakosa, qëndrova në këmbë, kështu e kishte nisur kryeministri Zaev përgjigjen mbi pyetjen e gazetarëve në lidhje me aferat korruptive në kolumnën e fundit të gazetarit Branko Gerovski, i cili ka paralajmëruar pjesë të reja të aferave korruptive të qeverisë dhe kërkoi takim të drejtpërdrejt me kryeministrin Zaev.

Kryeministri shfrytëzoi pyetjen e gazetarit për të theksuar se Qeveria qëndron e pa kompromis në luftën kundër kriminalitetit, ndërsa gazetarit Gervoski i sugjeroi që të gjitha indikacionet për kriminalitet t’i dorëzojë në institucionet përkatëse.

Marketing