Zaev: Gjermania dhe Franca të mërkurën vazhdojnë bisedimet për hapjen e negociatave

Franca dhe Gjermania mbrëmë filluan dhe do të vazhdojnë të bisedojnë, ndërsa sipas informatave të mia, qeveritë e Gjermanisë dhe të Francës do të kenë takim të përbashkët, me siguri të mërkurën, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke e komentuar ambientin në prag të Samitit të Këshillit të Evropës. Mbetem fuqimisht i bindur se do të marrim datë për negociata, tha Zaev para fillimit të seancës së 159-të të sotme të Qeverisë, që mbahet në Manastir.

Marketing

“Mbrëmë filluan dhe do të vazhdojnë të bisedojnë, ndërsa sipas informatave të mia, qeveritë e Gjermanisë dhe të Francës do të kenë mbledhje të përbashkët, me siguri të mërkurën. Nesër fillon Këshilli ministror ku do t’i kuptojmë indikacionet e para, ndërsa më 17 dhe 18 tetor do të mbajë mbledhje Këshilli i Evropës.

Mbetem fuqimisht i bindur se ne do të marrim datë, respektivisht vendim për fillim të negociatave, me të cilin definitivisht edhe ato aspirata të Francës për imponimin e metodologjisë së re, me të cilën do t’u jep mundësi korrekte të gjitha vendeve që negociojnë ose do të negociojnë, siç jemi ne, të kenë mundësi dhe nëse kanë performansa të mira, të arrijnë të shkojnë përpara, ndërsa nëse disa prej performansave ngecin, atëherë le të kthehen prapa. Ky është ai diskutim që po zhvillohet. Nuk ka vend që gjatë 20 viteve të fundit më shumë ka merituar se Republika e Maqedonisë së Veriut ta marrë këtë datë për fillim të negociatave”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev sonte në Manastir.

Marketing