Zaev: Greqia do të ndihmojë për datën e negociatave

Kryeministri Zoran Zaev i cili qëndroi për vizitë në Greqi, ka marrë garanci nga homologu i tij grek, Kirijakos Micotakis se do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të merr datën për negociata me BE-në. Në takimin Zaev-Micotakis është biseduar edhe për dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Zbatimi i marrëveshjes së Prespës duhet të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë pozitive dhe për këtë jemi duke punuar dyja palët. Fokusi i takimit tonë ishte vendimi i Këshillit Evropian. U informova nga homologu im se si është diskutuar ky vendim në Greqi, cilat janë pritjet e tyre, por për mua rëndësi më të madhe ka fakti që kryeministri i shtetit tonë fqinj Greqisë do të angazhohet që vendi ynë përfundimisht të merr datën për negociata me BE-në- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Dy homologët kanë biseduar edhe për lehtësimin e procedurave në vend-kalimet kufitare dhe bashkëpunimin mes Odave ekonomike të dyja vendeve.

Biseduam për vazhdimin e punës së grupit të ekspertëve ndërkombëtar që të gjejnë zgjidhje të përbashkëta nga dyja palët. E di që një zgjidhje e tillë do të ishte e lehtë edhe për odat, për biznesmenët dhe për dyja vendet. Jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Folëm që edhe kabineteve tona t’i japim direktiva për të vazhduar komunikimin në këtë drejtim- shtoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Në kuadër të qëndrimit në Samitin Ekonomik në Selanik të Greqisë, Zaev ka takuar edhe homologun e tij bullgar, Bojko Borisov.

Marketing