Zaev: Gruevski do të kthehet, falje vetëm për ata të cilët nuk u përfshinë në dhunë

Nikolla Gruevski do të kthehet në Maqedoni, theksoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Alsat-M, duke e theksuar shembullin me ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, i cili pasi u dënua në vitin 2010 për shkak të korrupsionit iku nga Kroacia, por një vit më vonë u kap dhe iu dorëzuan autoriteteve kroate.

Nëse vërtetohet përgjegjësia, do të mbajë përgjegjësi kush do që të jetë në shtet, duke filluar nga unë dhe gjithë të tjerët. Por nuk mund t’ë shkarkojmë njerëz, sepse opinioni është i zemëruar. Më parë u parashtrua dilema nëse Zaev ka arritur marrëveshje me Gruevskin për Marrëveshjen e Przhinos dhe doli se nuk kishte diçka të tillë. Gjithçka që thashë ishte ashtu. Unë them se Gruevski do të kthehet. Hungaria duhet të tregojë nëse ai ishte rrëmbyer, nëse me vullnetin e tij hyri në makinën diplomatike, tha Zaev.

Sa i përket ngjarjeve në Parlament më 27 prill të vitit të kaluar dhe propozimet për pajtim, Zaev tha se mund të ketë pajtim vetëm për ata që nuk morën pjesë në dhunë.