Zaev- Han: Në procedurë të shpejtë dhe efikase institucionet t’i zbardhin ngjarjet aktuale

Institucionet obligohen që në procedurë efikase t’i zbardhin ndodhitë aktuale dhe pa anulime t’i procedojnë lëndët për përgjimin joligjor të së kaluarës, kanë konstatuar kryeministri Zoran Zaev dhe komisari pranë BE-së për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johanes Han në bisedën telefonike dje pasdite, njofton pres shërbimi qeveritar.

Marketing

Zaev e ka informuar Hanin për përpjekjet dhe masat që Qeveria aktivisht e intensivisht i ndërmerr në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe rastin “Reket”.

“Kryeministri Zaev e ka konfirmuar vendosmërinë e fortë të Qeverisë për zbardhjen e plotë dhe joselektive të të gjitha rasteve të korrupsionit të lartë duke siguruar komisarin Han se janë krijuar kushte për institucionet e gjykatave dhe prokurorisë që aktivisht dhe pa pengesa të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit. Kryeministri Zaev dhe komisari Han janë pajtuar se institucionet e sistemit obligohen në procedurë të shpejtë dhe efikase të pastrojnë ndodhitë aktuale, pa anulime dhe procedojnë lëndët të cilat dalin nga përgjimi joligjor nga e kaluara”, thuhet në komunikatë.

Zaev dhe Han, siç qëndron në komunikatë, poashtu kanë konkluduar se patjetër të vazhdojnë përpjekjet e partive politike për miratimin e ligjit për Prokurorinë publike në Kuvendin e RMV-së si dhe qëllimi i përbashkët i gjithë faktorëve politik duhet të jetë vendimi pozitiv për fillimin e negociatave të vendit me BE-në në tetor të këtij viti.

Marketing