Kryeministri Zaev dhe grupi i 8 deputetëve të larguar nga VMRO-DPMNE parimisht i kanë harmonizuar qëndrimet rreth propozim amendamenteve kushtetuese, të cilat pas miratimit nga ana e qeverisë të premten pritet të dorëzohen për miratim në Kuvend. Pas takimit kryeministri nuk saktësoi se sa amendamente do të propozohen, por theksoi se është me rëndësi që ato të jenë në frymën e Marrëveshjes së Prespës.

“Mbetemi të hapur, gjithçka që paraqet frymën e marrëveshjes gjithçka që është e mundur të bëjmë proces inkluziv që do të shkaktonte konsensus më të madh në Kuvend që së bashku ashtu siç I ngjanë të qëndrojmë prapa miratimit të protokolit dhe procedurave për implementimin e marrëveshjes së Prespës. Zaev nuk sqaroi edhe nëse kërkesa e BDI-së për përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në preambulën e kushtetutës do të përfshihet te ndryshimet kushtetuese”, tha Zaev

“Nuk kemi sjellur vendim për këtë çështje do të punojmë deri vonë. Qeveria do të vendos për këto çështje, sapo të kemi diçka përfundimtare do ta njoftojmë. Deputeti Kërsto Mukoski tha se në takim kanë marr garanca nga kryeministri se do implementohen kërkesat e grupit të 8 deputetëve në ndryshimet kushtetuese. Poashtu është dakorduar edhe përbërja dhe numri I anëtarëve të trupit kuvendor për pajtim”, shtoi Zaev.

“I potencuam kërkesat tona dhe parimisht e harmonizuam tekstin e amendamenteve që do të inkorporohen në kushtetutë. Morëm pajtueshmëri nga kryeministri se kanë mirëkuptim për amendamentet tona do të pranohen. Shpresoj se nesër herët grupi I ri parlamentar do të del me tekstin e amendamenteve që do të pranohen nga qeveria. Kërkesat tona kanë të bëjnë m përforcimin e identitetit maqedonas dhe trashëgiminë kulturore historike dhe gjuhës maqedonase. Biseduam edhe për trupin për pajtim të brendshëm. Ky trup duhet të filloj punën efektive të hënën. U dakordua përbërja dhe numri i anëtarëve të këtij trupit”, tha Kërsto Mukoski, deputet.

Kryeministri Zaev ka ftuar deputetët që kanë vërejtjet e tyre që të parashtrojnë amendamente në amendamentet e qeverisë. Njëherit ai i ftoi deputetët e VMRO- DPMNE-së që të përfshihen në trupin për pajtim.