Zaev i hapur për propozime të reja në ndryshimet kushtetuese

Nga Qeveria filloi debati publik për ndryshimet Kushtetuese. Diskutimi u fokusua në Preambulën e cila sipas ekspertëve të cilët ishin pjesë e debatit duhet të merr karakterin gjithëpërfshirës. Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se mbetet i hapur për përmirësimin e propozim-amendamenteve por gjithnjë brenda parimeve të marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Kemi bërë thirrje dhe do të bëjmë edhe më tej për rëndësinë, kurajën dhe obligimin e deputetëve që të jenë të vetëdijshëm për shansin historik në interes të qytetarëve.

Bëmë thirrje për bashkim në shoqëri për prioritetet tona kryesore kombëtare dhe të sjellim vendim të cilin gjeneratat e ardhshme do ta mbajnë në mend. Të gjithë së bashku duhet që shtetit t’i mundësojmë përparim, anëtarësim në NATO dhe BE, sepse ky është përcaktimi jonë strategjik dhe definicion për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Njëri ndër shkruesit e Kushtetutës aktuale të Maqedonisë, profesori Ljubomir Fërçkovski referoi që Marrëveshja e Ohrit të veçohet nga rreshti apo të ndahet nga grupi i dokumenteve mbi të cilat thirret formimi i kushtetutës. Fërçkovski vlerëson se distanca kohore mes kushtetutës parë dhe MO-së të nënshkruaka në vitin 2001 nuk jep bazë logjike për bashkimin e saj me dokumentet e KAÇKM-së, Republikës së Krushevës dhe referendumit për pavarësi.

Pra Manifesti i Krushevës, KAÇKM-ja, referendumi dhe Marrëveshja e Ohrit që është nënshkruan në vitin 2001 janë bazë për sjelljen e Kushtetutës së vitin 1991. Nuk mund këtë ta vendosini në të njëjtën fjali. Këtu duhet një fjali tjetër si për shembull “e plotësuar me Marrëveshjen e Ohrit”- pohoi Ljubomir Fërçkovski, profesor.

Profesori Vllado Popovski rekomandon që preambula t’i trajtojë shqiptarët si shtetas të cilët kanë kontribuar në themelimin e shtetit dhe jo t’i ndaj si etni në vete.
E fshinë shteti i shqiptarëve dhe turqve dhe i bën mysafir të shtetit kombëtar Maqedonia të cilët i dinë të drejtat e tyre por janë vetëm pjesë e një shteti demokratik. Pra në preambulë duhet kthehet statusi i shqiptarëve, turqve dhe popujve tjerë sepse ata janë bashkërisht për një subjekt juridik, pra Maqedonia është shtet i përbashkët edhe i atyre”- tha Vllado Popovski, profesor.

Profesori Blerim Reka ngre dyshimet për rrezikimin e procesit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese në rast se deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja nuk amnistohen. Reka shtoi se gjithashtu opozita shqiptare mund të kërkojë largimin e MO-së nga Preambula me qëllim që të mos betonohet përcaktimi i gjuhës që e flasin 20 për qind e qytetarëve.

Debati për ndryshimet kushtetuese vazhdon të enjten në universitetin FON. Pas mbarimit të debatit publik, Qeveria përgatit raport mbi ecurinë dhe në Kuvend i dorëzon propozim-amendamentet për ndryshimin e kushtetutës në përputhje me marrëveshjen e Ohrit.