Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të mbrëmshëm të liderëve kumtoi se pyetja e referendumit mund të jetë: A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? dhe se referendumi i ardhshëm nevojitet të jetë konsultativ.

Ai mbeti i zhgënjyer që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e braktisi takimin vetëm një orë pas fillimit duke thënë se është joserioz, i papërgjegjshëm dhe fyes ndaj përfaqësuesve të të gjitha partive politike të cilët ishin në bisedat edhe ndaj qytetarëve.

Megjithatë, kryeministri Zaev tha se sot në mesditë gjithashtu në Klubin e deputetëve do të mbahet edhe një takim i liderëve, por këtë herë, të katër partive politike më të mëdha, ashtu siç kërkoi njeriu i parë i VMRO-DPMNE-së opozitare Mickoski.

Zaev tha se në takim ai i informoi krerët e partive politike për formulimin e mundshëm të pyetjes së referendumit, e cila do të ishte: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke e pranuar Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.