Zaev: Integrimi në NATO do të sjellë siguri dhe prosperitet për vendin dhe rajonin

Kryeministri Zoran Zaev shpreson se Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në NATO në Samitin e Londrës në dhjetor ku do të shënohet 70-vjetori i Aleancës Veri-atlantike.

Marketing

Zaev rikujtoi se deri tani shumica e vendeve anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. “Integrimi në NATO do të ketë efekte pozitive në sigurinë dhe prosperitetit tonë, dhe rajonit më gjerë”, tha Zaev në prezantimin e ‘Digjitalizimit të sistemit për menaxhime me kriza’ në organizimin e Qendrës për menaxhime me kriza dhe NATO-s.

Marketing