Zaev: Investimi në kapitalin njerëzor njejtë i rëndësishëm sikur investimet kapitale

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se investimi në resurset njerëzore për shtetin është i rëndësishëm njejtë sikur investimet kapitale, veçanërisht, siç thotë, në mungesë të forcës së punës, por edhe nevojë për tejkalim të varfërisë dhe formim të klasës së mesme e cila në tridhjetë vitet e fundit është humbur. Kjo, siç deklaroi sot, e mundëson likuiditetin e Buxhetit dhe shtetit përveç për investimet kapitale ka mjete edhe për rritje të pagave, për subvencionim të rritjes së pagave, por edhe ndihmë më të madhe për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Marketing

“Resursi njerëzor për ne është gjithashtu i çmuar, siç është resursi kapital që shteti e krijon veçanërisht gjatë mungesës të fuqisë së punës, në kohën kur varfëria gjithsesi duhet të jetë target për shkak të asaj që duam çdoherë e më shumë t’u ndihmojmë njerëzve të varfër për krijimin e klasës së mesme e cila, për fat të keq, ka humbur nëpër këto tre dekadat e pavarësisë së shtetit. Përmes ribalancit të buxhetit reflektohen politikat tona, së pari përmes përforcimit të kapitalit njerëzor, kemi motivim për rritje të pagave, rritje të mundësive sociale të cilat i rrisim deri në 300 për qind, shtesat e fëmijëve, pensioni social shtetëror dhe ngjashëm, ato janë pjesë e Programit qeveritar”, tha Zaev duke i komentuar kritikat e opozitës se me ribalancin krijohet buxhet parazgjedhor, shumë para ndahen për ndihmë sociale, ndërsa u zvogëluan investimet kapitale.

Sipas Zaevit, realisht shteti madje tani ka mbledhur forca dhe kapacitet të ketë mundësi financiare pa detyrime t’i zbatojë masat e paralajmëruara, nga të cilat një pjesë tashmë janë vendime ligjore, ndërsa realizohen edhe një pjesë e shtesave sociale.

“Besojmë se me investimet kapitale që janë zvogëluar për 50 milion euro, ndërsa prej tyre mbesin 372 milion euro, bëjmë rilokim të shkëlqyer të përforcimit të kapitalit njerëzor”, potencon Zaev në deklaratë pas ngjarjes për realizimin e projektit të BE-së dhe Bankës Botërore për zhvillim të infrastrukturës rajonale.

Ai konsideron se rritja e pagave në administratën publike nuk është masë e mjaftueshme dhe paralajmëroi se Qeveria do të punojë në krijimin e mundësive për rritje të pagave për të gjithë qytetarët.

“Do të vazhdojmë edhe më tutje. Duhet t’i shohim të gjitha pagat e qytetarëve. Për atë flasim për target prej 750.000 të punësuar në shtet, prej tyre janë 140.000 administratë publike, të tjerët 610.000 janë qytetarë të cilët punojnë në sektorin privat dhe atë duam ta bëjmë. Me të vërtetë likuiditeti financiar i Buxhetit atë e mundëson. Bisedojmë me Odat dhe me sindikatat dhe besoj që politikat e tilla do të japin rezultat”, deklaroi kryeministri Zaev.