Zaev: Ja pse Aatanasov dha dorëheqje

Petar Atanasov dha dorëheqje nga funksioni sepse nuk u bë ministër, ndërsa atë që e shkroi janë qëndrimet e tij personale, tha ministri Zoran Zaev sonte në intervistën për TV Sitel i pyetur për tërheqjen të cilën zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës dje e komunikoi përmes profilit të tij në Fejsbuk.

Marketing

“Ai është miku im dhe ka qenë zëvendësministri në një periudhë serioze. Më vjen keq që zoti Petar Atanasov kështu e publikoi këtë, me përdorim të këtillë të fjalëve. Kjo është e drejta dhe përgjegjësia e tij. Është radha që edhe unë të them se ai këtë e ka bërë sepse nuk u bë ministër. Çdokush nuk mund të bëhet ministër, ndonjëherë edhe rrethanat nuk janë të tilla”, tha Zaev.

Lidhur me qëndrimet e Atanasovit për moszbatim të reformave, kryeministri u përgjigj se  ata vazhdojnë konform programit se seriozisht i përkushtohen arsimit si “proces i gjallë dhe materie e gjallë” dhe se përmes debatit do të ndërtojnë sistem të vërtetë arsimor.

Marketing