Zaev: Jam i bindur deri në qiell se do të fillojmë negociatat

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se vendi do të marrë datë për hapjen e negociatave për aderim me Bashkimin Evropian, por vendimi përfundimtar sipas tij nuk mund të pritet nga Këshilli i Ministrave. Fjalën e fundit sipas kreut të Qeverisë do ta thonë shefat e shteteve anëtare, ndërsa deri atëherë ai beson se do të arrijnë ta bindin edhe Francës dhe Holandën për rëndësinë e një vendimi të tillë jo vetëm për Ballkanin, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.

Marketing

“Vendi ynë nga pavarësia për fat të keq asgjë nuk ka fituar në mënyrë të lehtë. Jemi vend I vogël, gjithçka është me mundime, gjithçka është me vendime, nuk flas vetëm për këtë qeveri, flas për të gjitha qeveritë e kaluara, për të gjithë popullin tonë, të gjitha gjeneratat dhe kështu me radhë. Kështuqë drama do të jetë deri në momentin e fundit. Thamë se sot do të dihet më shumë, mbledhja vazhdon edhe nesër, nesër akoma më shumë do të dihet. Por e shihni si po zhvillohet debati në Bashkimin Evropian, sipas vlerësimeve të mia , liderët do të lënë që ata të vendosin vetë dhe jo ministrat e tyre”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

I pyetur se çfarë mund të ndodh nëse vendi nuk merr datë për bisedime dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri Zaev tha se edhe në atë rast zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje. Ai thotë se parashikimet duhet të bëhen në drejtim të ekonomisë dhe gjendjes ekonomike në përgjithësi dhe vlerëson se duhet të priten zgjedhjet e rregullta në fund të muajit tetor të vitit të ardhshëm.

“Më në fund vendit tonë i duhet parashikueshmëri, më në fund vendit tonë I duhen zgjedhje të rregullta, për mua edhe fundi I tetorit është koha për zgjedhje të rregullta, kështuqë besoj se pavarësisht vendimeve, arsye për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk ka, sipas meje. Por unë jam vetëm një nga shumë aktorë të tjerë politikë në shtet, sigurisht parti të tjera, pushtet dhe opozitë, e rëndësishme është ekonomia, I rëndësishëm është sindikati, të rëndësishëm janë të gjithë aktorët”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev njoftoi se në samitin e shefave të shteteve anëtare të BE-së, do të realizojë takime edhe me anëtarët e Partisë Popullore Evropiane edhe me socialdemokratët evropian të cilët do të mblidhen para mbajtjes së samitit.

Marketing