Zaev: Jam i bindur se më 17 dhe 18 tetor do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në

Meritojmë të marrim vendim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. BE premtoi se nëse ne i kryejmë punët edhe ata do ta mbarojnë punën e tyre. Jam i bindur se Këshilli Evropian më 17 dhe 18 tetor do ta sjellë vendimin e shumëpritur për fillimin e negociatave me vendin, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

“Ne nuk presim prej 18 tetorit të jemi anëtare e plotfuqishme e BE-së. Jemi të vetëdijshëm se kjo është rrugë, është proces nëpër të cilin duhet të kalojmë. Presim ta fitojmë hapin e radhës ndërsa ai është fillimi i negociatave, hapja e kapitujve dhe e fondeve inkuadruese për të vazhduar transformimi i shoqërisë sonë drejt shoqërisë evropiane. Këto janë qëllimet tona”, tha Zaev në një përgjigje të pyetjes gjatë vizitës së sotme në një zonë industriale “Novini” në fshatin Reçicë të Kumanovës.

Përkujtoi se në samitin e qershorit të BE-së u kërkua anulimi i vendimit për fillimin e negociatave për arsye se shumë afër ishin zgjedhjet parlamentare dhe parlamentet kombëtare nuk kanë kohë të diskutojnë për Raportin e BE-së për vendin tonë.

Kërkoi që liderët evropianë ta respektojnë fjalën e dhënë, pasi, siç tha, ne e meritojmë këtë.

Kryeministri nuk pret se Bullgaria do të bëjë probleme në samitin e tetorit të BE-së dhe është i bindur se do të jetë një prej vendeve që do të votojë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Marketing