Zaev: Jam i kënaqur, opozita pranoi grupet punuese për ligjin e PSP-së

Kushte për fer dhe zgjedhje presidenciale demokratike, ligje reformuese kyçe për datën e fillimit për bisedime me BE-në. Midis tyre edhe ligji për statusin e PSP-së kanë qenë pikat kyçe të debatit në takimin e mbrëmshëm midis Zaevit dhe Mickovskit.

Marketing

Lideri opozitar Kristijan Mickovski ka deklaruar se në takimin me Kryemnistrin Zaev kanë shkëmbyer argumente rreth pikëpamjeve politike me të cilat duhet të ndikohet me fleksibiletet rreth zgjedhjeve presidenciale me qëllim që të mbahen zgjedhje fer dhe demokratike, me çka ai shtoi se është i bindur se kandidatja e opozitës Siljanovska do të fiton.

Mirëpo Mickovski nuk ishte decid se a do të mbështes ligjin për statusin e PSP-së partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE.
Kandidati qeveritar Pendarovski është favoriti i zgjedhjeve, dhe për këtë arsye do të mundohemi që zgjedhjet të jenë të pastra si kristali, ka deklaruar Zaev.

Ai ka thënë se edhe procedura e pajtimit duhet të vazhdojë.
Besoj se do të sigurojmë dy të tretat e shumicës për ligjin për prokurorinë publike dhe për ligjet reformuese, por edhe konsensus.

Zaev ka deklaruar se në takimin nuk janë hapur çështjet për zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme.