Qytetarët të cilët vendosën të marrin pjesë në referendum, me mbi 90 për qind dhanë qëndrim të qartë se në cilën rrugë duhet të ecë Maqedonia. Tani çështjet transferohen në institucionet e sistemit. Qeveria dje e hapi iniciativën për ndryshime kushtetuese dhe ajo mbrëmë arriti në Kuvend. Pres Parlamenti sot apo nesër të fillon procedurën para Komisionit kushtetues për të hapur debatin, ka deklaruar sot kryeministri i vendit Zoran Zaev në debatin “Ura apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perendimorë në Europë”.

“Kjo që po ndodh këtu në Maqedoni me këto vendime të rëndësishme dhe serioze është diferencim mes dy rrugëve edhe në garniturën qeverisëse por edhe në strukturën e opozitës – progesive dhe regresive. Serioziteti i kuptimit se pa marrëveshje me Greqinë nuk ka integrim në NATO dhe BE përfundimisht është konfirmuar dhe këtu ska dilema. Unë besoj në Parlamentin tonë se do të mbisundon elementi progresiv, edhe në këtë çështje shumë të ndjeshme”, ka theksuar Zaev.

Ai mes tjerash u shpreh se është shumë i relaksuar në prag të debatit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe se të njejtat do të kalojnë në tentimin e parë.

Artikulli paraprakVMRO-DPMNE: LSDM-ja tregoi se karriera e Zaevit është më rëndësishme se interesat
Artikulli tjetërZhbogar: Do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes sonë, mbështetja do të jetë akoma më e madhe