Zaev: Jemi në rrugë të mirë, do t’i implementojmë rekomandimet e KE-së

Vendi është në rrugë të mirë dhe duhet të vazhdojë me implementimin e ligjeve tanimë të miratuara dhe mekanizmave ekzistues. Unë si kryeministër së bashku me ministrat, nga analiza e Raportit të Komisionit Evropian, do t’i shfrytëzojmë vërejtjet e KE-së për kontroll të planeve tona të veprimit dhe strategjitë nga klasteri i parë i kapitullit për negociata, kushtuar vlerave themelore, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ai potencoi se në Raport u notua se vendi në shumë sfera ka arritur nivel të lartë të harmonizimit me legjislaturën evropiane dhe se rekomandon implementimin dhe dërgimin e rezultateve edhe më të mëdha.

Dy dokumentet që dje i ka publikuar Komisioni Evropian, sipas Zaevit, janë kontribut drejt krijimit të momentit të fuqishëm politik për edhe një hap të vendit tonë drejtë agjendës evropiane.

“Moment posaçërisht i rëndësishëm është se Raporti i KE-së publikohet në periudhë të riafirmimit të hapave evropiane dhe programit të Qeverisë së re dhe paraqet vegël e shkëlqyeshme për definimin e saktë të prioriteteve dhe planeve në sektore gjatë periudhës së ardhshme”, tha Zaev.

Posaçërisht i rëndësishëm për të është plani ekonomiko-investues për Ballklanin perëndimor, për të cilin, siç tha, meritë më të madhe ka eurokomisari Varheji. Kjo pako, vlerëson kryeministri, është me rëndësi të madhe për sektorin privat, për projektet energjetike dhe lidhjen transportuese dhe hekurudhore të rajonit dhe paraqet motivim të vërtetë që gjatë periudhës së ardhshme të dërgojë rezultate edhe më të mëdha.

“Jemi falënderues që shumë projekte të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut do të përkrahen me këtë plan. Shpreh falënderim deri te Bashkimi Evropian dhe për ndihmën jovetjake, e cila na është dhënë gjatë kohës së krizës me Kovid-19, e cila ende po zgjat. Dje arritën 80 milionë euro në buxhet, ndërsa 80 milionë euro tjera do të vijnë gjatë periudhës së ardhshme. Solidariteti në vepër i BE-së është nxitje për punën tonë të ardhshme”, tha Zaev.

Komisioni Evropian dje i publikoi dy dokumentet jashtëzakonisht të rëndësishme për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut: Pakon vjetore për zgjerim, e cila e përfshin Raportin vjetor për procesin e aderimit të vendit në BE, si dhe Pakon ekonomiko-investuese për Ballkanin Perëndimor.

Marketing