Zaev: Jemi një hap më afër vaksinimit

Kryeministri Zaev tha se tani jemi më afër vaksinimit. Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ai tha se vendi ka siguruar 833 mijë vaksina.

Marketing

Ai njoftoi se pasi që grupet prioritare të vaksinohen kundër Covid-19, të njëjtën do ta bëj edhe vetë ai.

“Sa të arrijë vaksina në vend, fillimisht do ta marrin mjekët, personeli mjekësorë dhe të gjithë të tjerët që janë në linjën e parë në luftën kundër pandemisë, pastaj të sëmurët kronikë, të moshuarit, të punësuarit në çerdhe…Pastaj si shumë qytetarë do të vaksinohem edhe unë, sepse dua që me shembullin tim të jap kontributin për zhdukjen e Covid-19. Shteti ynë ndjek çdo hap të studimeve klinike për vaksinën, besoj në sigurinë e vaksinës. Qytetarët duhet të jenë të qetë”, tha mes tjerash Zaev.