Zaev: Jemi të gatshëm për fillimin e bisedimeve me BE pa shtyrjen e tyre

Kjo është një periudhë kyçe për vendin tonë dhe të gjitha përpjekjet janë fokusuar që të mbahet fryma pozitive tek të gjitha vendet anëtare të BE-së për mbështetje për Maqedoninë e Veriut që të hapen bisedimet me BE, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit të mbrëmshëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe shefat e vendeve dhe qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimorë, e cila u mbajt në margjinat e Asamblesë së 74-të të Kombeve të Bashkuara.

“Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005, rrjedhja e rekomandimeve pozitive nga Komisioni Evropian dhe afirmimi i rezultateve të Këshillit Evropian më 2018 dhe 2019, si dhe arritja dhe pranimi i rezultateve, Maqedonia e Veriut është e gatshme që të fillojë bisedimet me BE-në pa shtyrje të mëtejshme”, tha Zaev.

Sipas tij, fillimi i bisedimeve do të jetë sukses edhe i Maqedonisë së Veriut edhe BE-së, si dhe rezultat i, siç tha, zbatimit të përbashkët gjatë procesit të anëtarësimit.

evn