Zaev: Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi për vonesën e vaksinave

Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot u shpreh i gatshëm për të marr përgjegjësi për vonesën e vaksinave, megjithatë tha se Maqedonia nuk është vendi i vetëm që përballet me mungesën e vaksinave, por me një problem të tillë sipas tij po ballafaqohen edhe shumë vende të tjera, përfshi edhe ato të BE-së

Marketing

“Nuk kemi problem për marrjen e përgjegjësisë. Por mungesa e vaksinave është prezentë në gjithë botën. Vendi jonë ka ndërmarr gjithçka që sa më parë të merr vaksinat, kemi marr veprime që nënkuptojnë marrëveshje për marrjen e vaksinave, diku kemi dhënë dhe avans, me të vetmin qëllim që të arrijmë marrëveshje me të gjitha vaksinat”, tha Zaev duke shtuar se pritet që së shpejti vaksinat e para nga Phizer të arrijnë edhe tek ne.

Marketing