Zaev: Ka shpresë për sigurimin e 2/3 të votave për Ligjin për prokurori

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se bisedimet për sigurimin e dy të tretat e votave për Ligjin për prokurori publike po lëvizin mirë. Sipas tij ka shpresë por se koha është shumë e shkurtë, sepse sipas tij, ky është një nga ligjiet që duhet miratuar për shkak reformave dhe transformimin që duhet të pasoj në periudhën e ardhshme.

Marketing

Zaev shtoi se miratimi i Ligjit do të ishte një argument plus para vendeve të BE-së për reformat të realizuara.

“Duhet të bëjmë ligj thelbësorë dhe strukturor evropian për Prokurorinë publike. Është radha e partive më të mëdha politike të gjejnë zgjidhje për çështje të tillë serioze, sidomos tani kur PSP është punë e kryer, gjegjësisht lëndët janë siguruar dhe po implementohen në gjykatë”, ka thënë Zaev.

Marketing