Zaev: Kërkoi punë etike dhe të përgjegjshme nga anëtarët e LSDM-së

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM), Zoran Zaev në fjalën e tij para delegatëve në Kongresin 23-të të LSDM-së, ka kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe çdo njeri që ndeshet me të t’i kundërvihet në rast se dikush tenton të përfitoj duke shkelur ligjin.

Marketing

“Të gjithë së bashku ti japim fund korrupsionit. Duke punuar në mënyrë etike dhe të përgjegjshme dhe çdo kush të reagoi në rast se dikush tenton të përfitoj duke shkelur ligjin. Kërkojë nga të gjithë ju që të punojmë së bashku në këtë drejtim. Ndryshimi kërkon punë dhe besim për çdo ditë”, thotë Zaev.

Marketing