Kryeministri Zoran Zaev do të kërkoj takim liderësh me liderin e opozitës Hristijan Mickoski me qëllim që, siç tha ai, për të përshpejtuar procedurat për referendumin rreth emrit që duhet të mbahet këtë vjeshtë.

Kam informacion se kreu i opozitës Mickoski do të udhëtojë të enjten pasdite, sot do të kemi konsultime për takimin e liderëve i cili sipas të gjitha gjasave do të mbahet të mërkurën për të përshpejtuar procedurat për referendumin e ardhshëm, deklaroi Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Khan.