Zaev: Këtë javë nuk mund ta mbajmë takimin me opozitën shqiptare

Këtë javë nuk do të mbahet takimi mes pushtetit dhe opozitës shqiptare për ligjin për shtetësinë, zgjidhja e të cilit do të zhbllokonte Kuvendin nga mijëra amendamentet e koalicionit Aleanca-Alternativa. Ndonëse vetë e kishte paralajmëruar për këtë javë, Kryeministri Zoran Zaev shpjegon për TV21 se shtyrja bëhet për arsye shëndetësore, pa specifikuar se të kujt, ndërsa shton se takimi do të mbahet javën e ardhshme dhe është optimist për zgjidhje.

Marketing

“Ka arsye shëndetësore të njerëzve që duhet të jenë të pranishëm në takim. Andaj në vend të ditës së nesërmes ose së premtes, do të jetë në fillim të javës së ardhme, me shumë gjasa të hënën. Kemi tashmë propozimet tona dhe mendojmë, të paktën nga ana jonë, se do të gjendet zgjidhje në drejtim të qëllimit që dëshiron të arrijë Aleanca-Alternativa për marrjen e shtetësisë nga qytetarët”, tha kryeministri Zaev për TV21.

Marketing