Zaev: Komisioni Anti-korrupsion për momentin kontrollon paratë dhe pronën e gjithë qeveritarëve

Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet një video, duke kritikuar sistemin gjyqësor, tha se për momentin Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit po kontrollon paratë dhe pronën e të gjithë funksionarëve në Qeveri.

Marketing

“Po kontrollohet prona dhe paratë e gjithë qeveritarëve, duke nisur nga unë, dhe kjo është në rregull. Për këtë shkak i bëjmë thirrje këtij komisioni të nisë procedurën për kontrollimin e pronës dhe parave të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se pushteti ekzekutiv i ofron ndihmë Komisionit Anti-korrupsion me gjithë kapacitet e veta për të kontrolluar në mënyrë të detajuar pronën e gjyqtarëve, prokurorëve dhe familjeve të tyre.

Sipas tij, duhet të hetohen dhe konfliktet e interesave dhe lidhja e gjyqtarëve me avokatët, përfaqësuesit dhe prokurorët ne lëndët gjyqësore.

Marketing