Zaev: Kompanitë private të rrisin rrogat për 100 euro, ne i paguajmë kontributet

Qeveria paralajmëron një masë të re për bizneset. Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse një kompani e rrit rrogën për 100 euro për punëtorin e tij, atëherë shteti do të paguajë kontributtet për sigurim pensional dhe shëndetësor. Kryeministri Zaev prezantoi këtë masë që do të fillojë të zbatohet nga fillimi i muajit të ardhshëm.

Marketing

“Ligji është gati, bisedojmë me të gjitha palët e prekura, i masim të gjitha vlerat dhe do t’i mundësojmë çdo pronari ose menaxheri që për popullin tonë, nga cilado veprimtari, për gjithsej 758.000 qytetarë të punësuar për këtë vendin tonë, nëse e rrisin pagën deri 100 euro kontributet do t’i paguajmë ne nga shteti edhe sigurimin pensional dhe shëndetësor ne do t’i paguajmë. Vetëm për t’u rritur pagat në shtet”, theksoi Zaev në tribunën e parë qytetare “Në rrugë të drejtë” në Shtip.