Zaev konfirmon, Angellovska do të jetë ministre e re e financave

Nina Angellovska do të jetë ministre e re e financave ndërsa janë caktuar edhe zëvendësministrat e rinj të arsimit, Elizabeta Naumovska, të ekonomisë Kire Kolemishevski ndërsa për sistem politik, Nexhat Memedoviq.

Marketing

Kjo u bë e ditur nga kryeministri, Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së ndërsa propozimet të premten pritet të dërgohen në Kuvend për miratim. Zëvendësministri i deritanishëm i ekonomisë, Kire Naumov është caktuar për drejtor të bankës maqedonase për mbështetje të zhvillimit.

Në mbledhjen e Këshillit Qendror janë zgjedhur edhe nënkryetarët e LSDM-së, Kosta Petrov, Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Milla Carevska dhe Damjan Mancevski.

Marketing