Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se beson që rritja e planifikuar e BPV-së prej 3,2 për qind do të arrihet deri në fund të vitit, edhe pse realizimi i projekteve kapitale është 16 për qind, sepse buxheti është stabil dhe likuid, ndërsa të gjitha projektet kapitale janë zhbllokuar.

Ai në pyetjen nga Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE për trendet e pavolitshme në ekonomi, numrat për natalitetin dhe luftën kundër korrupsionit, theksoi se Qeveria është maksimalisht e përkushtuar t’i përmirësojë të gjitha parametrat, ndërkaq në të ndihmojnë edhe shpresat e përmirësuara me integrimet euro-atlantike.

“Arsyeja e vetme që ndikon në parametrat jo të mirë në raporte të këtilla statistikore janë kriza politike e cila zgjati dhe pati impakt kështu që indeksi i korrupsionit është vërejtur për tërë vitin 2017, e jo vetëm prej 1 qershorit. Prandaj edhe tek Duing biznis pres të stabilizohen dhe të rriten parametrat. Qeveria e kaluar ka punuar dhe ne po punojmë për t’i rritur këto parametra përmes përforcimit të kapaciteteve isntitucionale dhe besoj se do të kemi sukses. Nuk pres rënie dramatike, sepse MF po i ndjekë të gjitha gjendjet. Qeveria solli vendim në procedura të shkurtuara në mënyrë që të ndikojë ajo pozitivisht sepse edhe lista e Duing biznis është e rëndësishme edhe për investuesit vendorë”, tha Zaev.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, theksoi se ajo është imperativ i Qeverisë dhe se ligji duhet dhe do të vlejë njejtë për të gjithë.

“Askush nuk mund të mbetet jashtë ligjit madje edhe me paramendim të parealizuar deri në fund për ndonjë veprim penal. Korrupsioni është plagë kanceri e shoqërisë së Maqedonisë dhe lufta kundër korrupsionit do të mbetet një ndër prioritetet strategjike të Qeverisë deri në çrrënjosjen e tij përfundimtare. I bëj thirrje opinionit të jetë maksimalisht i përkushtuar sepse transparenca në procedurë është më e rëndësishmja”, theksoi Zaev.

Në pjesën e ekonomisë dhe rritjes ai theksoi se në përqindje të vogël ndikim ka inkurajimi i pamjaftueshëm i nëpunësve shtetërorë për nënshkrim të procedurave për furnizime publike, por problem më i madh është që nuk ka pasur projekte për realizim, ndërsa edhe ato të cilat kanë ekzistuar, është dashur të korrigjohen.

“Një nga projektet e tilla është rruga Kërçovë-Ohër. Të gjithë dimë për lëshimet dhe joseriozitetet gjatë implementimit të një projekti të tillë. Projektet e këqija çuan edhe deri tek rënia e këtillë e BPV-së. Në tremujorin e parë kemi rritje të industrisë prej tetë për qind, në energji prej shtatë për qind, afër shtatë për qind rritje edhe në bujqësi, rritje të ndërtimeve të larta prej 2,2 për qind, vetëm ndërtiemt e ulëta ishin me rënie prej rreth 40 për qind”, tha Zaev.

Ai shtoi se krahas mospasjes së projekteve, shkak janë të dhënat në pjesën e statistikës ku nuk ishte futur e dhëna për Sino Hidro, sepse nuk dhanë raport për atë që kanë punaur.

“Pres tashmë në tremujorin e dytë, e posaçërisht në të tretin dhe të katërtin të kemi rritje serioze edhe të investimeve kapitale në shtet dhe të ndërtimeve të ulëta sepse të gjitha projektet janë të liruara, tenderët janë shpallur, ka kompetivitet, mbi 100 milionë euro janë kursyer para në dallime në çmime për shkak të transparencës së procedurave. Mbajmë kujdes që kompanitë tona vendore të kenë përrparësi. Pres që rritja e BPV-së prej 3,2 për qind megjithatë të arrihet”, tha Zaev.

Në pjesën e inovativitetit, Zaev tha se për herë të parë kompani vendore marrin ndihmë shtetërore, prej të cilave një pjesë e mbështetjes shkon përmes Fondit për inovacione, ku secila ndërmarrje e cila ka plan për rritje të prodhimtarisë ka të drejtë të aplikojë.

“Ky është kualitativ i ri dhe unë e përshëndes mënyrën etike të sjelljes, kur tërhiqen vetë ndërmarrjet ku për bashkëpjesëmarrës kanë një bartës funksioni. Sepse kjo me ligj është e lejuar, por jo edhe etike sepse mendohet se ka ndikim në procesin e tillë. Vendimin e solli komisioni nga përfaqësues ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe një ministër nga qeveria e kaluar, Gligor Tashkoviq. Për shkak të procedurave transparente menjëherë bartësit e funksioneve publike morën përgjegjësinë. Gjithçka është në pajtim me ligjin, por e pëmbushim edhe kodin etik të sjelljes”, tha Zaev.

Në pyetjen shtesë të Gjorçevit, i cili tha se është i pakënaqur edhe për atë nëse ekziston qëllimi që ta përjashtojnë nga partia kryetarin e komunës Novo Sellë i cili kontrabandonte cigare, Zaev konfirmoi se i ka mbrojtur avokati i njejtë, por ai është avokat privat dhe mund të mbrojë kë të dojë. Për dënimin, theksoi, ai është caktuar në pajtim me ligjin. Sipas praktikës gjyqësore, për veprën, dënimi është prej gjashtë muaj deri në burg me kusht, ndërsa në këtë rast është dhënë një vit e gjysmë burg si shembull sepse është kryetar komune.

“Kryetari i komunës është mik i imi personal, por çdokush që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet”, tha Zaev.