Zaev: Kujdesi dhe mbrojtja e pensionistëve, prioritet i Qeverisë

Masat për sigurim të standardit më të lartë, kujdesit dhe mbrojtjes së pensionistëve janë prioritet i Qeverisë, porositi sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carova në hapjen e Lojërave të 23-ta sportive të pensionistëve në Radovish.

Marketing

“I ndjekim praktikat evropiane, shikojmë se si jetojnë pensionistët në vendet e Bashkimit Evropian, më me komoditet dhe më me rehati dhe pikërisht për atë çdo ditë punojmë për atë edhe hapat strategjik të cilat i ndërmarrim çojnë pikërisht drejt Bashkimit Evropian. Ato hapa janë për ta ngritur standardin e nivelit dinjitoz ashtu siç ngjan me secilin, i cili me nder i ka kaluar vitet e tij produktive, dhe duhet të kënaq ditët e pensionimit me krenari”, tha Zaev.

Ministrja Carova potencon se me organizimin e ngjarjeve të ndryshme nga karakteri social, kulturor dhe sportiv, Lidhja e pensionistëve kontribuon të përmirësohet statusi i tyre.
U rekomandoi se Ministria me përkushtim punon në sigurimin e kushteve më të mira për jetë dinjitoze të atyre qytetarëve të cilët me përvojën jetësore që e kanë janë mjet shumë i rëndësishëm në shoqëri.

Në hapjen e lojërave fjalim mbajtën edhe Saltir Karovski, kryetar i BD të LSHPM dhe kryetari i SHP Rdovish dhe Konçe, Jordan Kostadinov. Të pranishmit i përshëndetën edhe kryetarët e komunave të Radovishit, dhe Konçes, Gerasim Konzulov dhe Bllagoj Iliev.

Lojërat i organizon Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, ndërsa janë nën udhëheqësi të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ngjarja organizohet tradicionalisht tashmë 23 vite, me rastin e organizimit pensionist edhe në të marrin pjesë mbi 500 pensionistë nga shoqatat e pensionistëve përreth botës.

Marketing