Zaev kujton numrin e parë të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në një postim në Facebook, ka kujtuar numrin e parë të gazetës shqipe “Flaka e Vëllazërimit”. Ai thekson se gazeta “Flaka e Vëllazërimit” ka lënë një pasuri të madhe kulturore, duke shtuar se gjatë gjithë kohës ka pasqyruar unitetin e qytetarëve në luftën për barazi dhe liri.

Marketing

Mes tjerash kryeminsitri Zaev shkruan: “Flaka e Vëllazërimit” dhe kjo trashëgimi e pasur janë pjesë e pandashme e të kaluarës tonë të përbashkët dhe luftës për liri, barazi, zhvillim dhe përparim, por edhe një udhërrëfyes se si të ndërtojmë një shoqëri të mirë të barabartë dhe një të ardhme për të gjithë ne”.