ZAEV kundër takimit të liderëve për shkak të retorikës së VMRO-së

Kështu siç është vendosur VMRO-DPMNE-ja opozitare, ne mund të nxjerrim motivim për mosmarrëveshje të reja midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, nëse ulemi së bashku. Nëse duam të grindemi me Bullgarinë nuk më duhet Micskoki, këtë mund ta bëj edhe vetë, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Ai në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, pse është refuzuar kërkesa e opozitës për takim të liderëve për konsensus lidhur me problemet me Bullgarinë, tha se retorika e opozitës për momentin nuk është e dobishme.

“Qëllimi është të ndërtojmë miqësi dhe të gjejmë zgjidhje që të vazhdojmë siç të dyja vendet kanë dëshirë që i gjithë Ballkani të integrohet në Bashkimin Evropian. Por, përfundimisht retorika e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, lideri dhe udhëheqësia e saj nuk ndihmon në atë që e bëjmë si vend, që ta arrijmë qëllimin tonë strategjik, ndërsa ky është hapi i ardhshëm për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi kryeministri pas seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë.

Zaevi përsëriti se kjo që bisedojmë me Bullgarinë është në kuadër të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, se nuk bëjnë diçka të re dhe e gjithë kjo që e bisedojnë është detyrim i të dyja palëve.

“Bisedojmë në pjesën e implementimit të shpejtë të Marrëveshjes që në të ardhmen, në pjesën e zgjidhjes emër të shkurtë apo të gjatë, në pjesën e asaj që paraqet problem për atë që Qeveria bullgare pohon se për atë është problem dhe e qartësojmë ndër bisedime dhe marrëveshje”, tha Zaevi.