Zaev -Kurc: Marrëveshja e Prespës kontribuon për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal

Kryeministri Zoran Zaev dhe kancelari i Austrisë Sebastian Kurc u pajtuan se Republika e Maqedonisë, respektivisht së shpejti Republika Maqedonia e Veriut dhe Republika e Austrisë ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale edhe në planin politik edhe në atë ekonomik, njoftoi pres shërbimi qeveritar për vizitën e sotme të Zaevit në Vjenë.

Marketing

Në takimin Zaev i shprehu falënderime homologut të tij austriak për përkrahjen e vazhdueshme që e merr Republika e Maqedonisë nga Republika e Austrisë vite me radhë. Duke e theksuar përkushtueshmërinë e vendit për implementimin e marrëveshjes së Prespës, Zaev theksoi se njëkohësisht Republika e Maqedonisë është orientuar fuqishëm drejt zbatimit të reformave në disa fusha, përcjellë gazeta KOHA.

Nga ana e tij, kancelari i Republikës së Austrisë Sebastian Kurc e përshëndeti guximin e kryeministrit Zaev, por edhe të të gjithë vendit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Ky siç tha kancelari Kurc është lajmi më i mirë për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën. Njëkohësisht, kancelari Kurc theksoi se për Republikën e Austrisë me interes strategjik është rajoni i Ballkanit Perëndimor që sa më shpejt të integrohet në Bashkimin Evropian, njoftoi pres shërbimi i Qeverisë.

Pas takimit bilateral kryeministri Zaev dhe kancelari Kurc mbajtën një pres konferencë të përbashkët, në të cilën Zaev theksoi se Austria është një prej miqve më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë edhe në planin ekonomik, sepse është një nga investuesit më të mëdhenj. Siç theksoi kryeministri Zaev në vend për momentin punojnë 45 kompani austriake.

“Njëkohësisht , në mënyrë të vazhdueshme rritet edhe vëllimi i këmbimit tregtar midis Republikës së Maqedonisë dhe Austrisë, prej 60 për qind në vitin 2018, në krahasim me 2017. Kompanitë austriake ndjehen të mirëseardhura në Republikën e e Maqedonisë, kanë kushte të shkëlqyera për biznes, e ndjejnë atmosferën pozitive dhe janë të inkurajuar që të vazhdojnë bashkëpunimin me ne dhe të investojnë edhe më shumë”, theksoi Zaev, raporton gazeta KOHA.

Në pres konferencë ai i përsëriti edhe proceset që përfunduan periudhën e kaluar, respektivisht miratimin e amendamenteve kushtetuese në Republikën e Maqedonisë, si edhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se Marrëveshja e Prespës kontribuon për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal. Por edhe se është shembull se si mundet që të tejkalohen disa çështje apo probleme të hapura bilaterale.

“Kjo është mundësi historike që të krijojmë një të ardhme sa më të ndritshme për ne dhe për qytetarët tanë dhe t’i heqim pengesat për anëtarësimin në të dy aleancat më të mëdha, NATO dhe BE. Që muajin e ardhshëm presim që të ulemi në vendin e 30-të në NATO, aleati më i fuqishëm politik dhe ushtarak në botë. Ndërsa brenda mesit të vitit të ardhshëm të bëhemi edhe anëtare e plotfuqishme”, theksoi kryeministri Zaev në pres konferencën e përbashkët me kancelarin austriak Kurc.

Siç informoi pres shërbimi qeveritar, në pres konferencën e përbashkët kancelari austriak Kurc theksoi se në takim me kryeministrin Zaev biseduan për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, energjetikës, shëndetësisë por edhe në fusha të tjera të industrisë.

“Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer që të bisedojmë për projekte konkrete. Në një të ardhme të afërt shpresoj se do të mund edhe t’i realizojmë. Austria do të mbetet në anën e Republikës së Maqedonisë, por edhe në anën e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, sepse gjeografikisht BE-ja do të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në të”, theksoi kancelari Kurc i cili Zaevit ia uroi zgjidhjen e pothuajse kontestit tredekadësh për emrin me Greqinë.

“Kjo siç theksoi kancelari Kurc, ishte një çështje e madhe me sfida të mëdha. Por, kjo çështje, siç shtoi kancelari Kurc duhej të zgjidhej për një perspektivë evropiane të Republikës së Maqedonisë, por edhe për perspektivën e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Si shenjë vlerësimi për këtë, siç tha kancelari Kurc, sukses historik të kryeministrit Zaev dhe të Republikës së Maqedonisë, ai sot kryeministrit Zaev i dha edhe medaljen “Alojz Mok” për arritje të veçanta për paqe dhe unitet në Evropë.

Aljoz Mok, siç theksoi kancelari Kurc, ka pasur një rol vendimtar për qasjen e Austrisë në Bashkimin Evropian, por edhe ka luajtur një rol të madh edhe për vendet e tjera nga Evropa Lindore”, citon pres shërbimi qeveritar në njoftimin për vizitën e Zaevit në Vjenë.

Në delegacionin qeveritar ishin edhe nënkryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ai i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing