Kushtëzimet e VMRO-DPMNE-së ndaj përbërjes së KSHZ-së për kryeministrin Zoran Zaev janë sjellje adoleshentësh. Sipas Zaev, pavarësisht qëndrimit të opozitës ndaj referendumit, KSHZ-ja duhet të jetë funksionale.

Fillimisht të mbarojë zgjedhja e KSHZ-së dhe kjo nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë lidhshmëri me referendumin. Është çështje logjike e cila u hap pas dorëheqjes së anëtarëve të KSHZ. Siç e dini, në bazë të marrëveshjes me opozitën është zgjedhur modeli i vjetër, respektivisht opozita të ketë kryetarin dhe dy anëtarë ndërsa pushteti 4 anëtarë apo thënë ndryshe shumicën- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.