Zaev: LSDM-ja i ndjek teknologjitë bashkëkohore, por nuk prek në privatësinë e qytetarëve

Si akuzë e ashpër ndaj LSDM-së dhe tentim që të kthehet vëmendja për shkak të mundësisë për humbje zgjedhore, e vlerësoi kryeministri Zoran Zaev pohimin e shtabit zgjedhor qytetar të kandidates për presidente, e përkrahur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova se partia e tij ka krijuar android aplikacion “Zgjedhje 2019”, për të cilin ka indikacione serioze se deponon të dhëna personale të qytetarëve.

Marketing

Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Gjevgjeli, deklaroi se po udhëheqin fushatë bashkëkohore për këto zgjedhje, sipas modelit të partive simotra nga Suedia.

“E tërë kjo është me të vërtetë akuzë e ashpër ndaj partisë politike, të cilën e udhëheq, e në të vërtetë paraqet ndonjë pretekst për dikë që din se cili do të jetë epilogu nga zgjedhjet e ardhshme”, tha Zaev.

Theksoi se për këto akuza është lëshuar kumtesë e hollësishme dhe se partia e ka modernizuar punën e saj në pajtim me teknologjitë e reja.

“Sido që të jetë, klikoni në ueb faqen e KSHZ-së, keni qasje deri te lista zgjedhore, ku janë të dukshme të dhëna, në pajtim me ligjin dhe në vetë aplikacionin kjo lejohet dhe absolutisht besoj se e tërë kjo që bëhet është tërësisht në pajtim me ligjet në vendin tonë dhe aspak nuk prek në të dhënat personale e qytetarëve, as nuk i kopjon dhe gjithsesi se paraqet diçka, që shumë vende evropiane veçmë me dekada e shfrytëzojnë”, tha Zaev.