Zaev: Luftë të pa-kompromis kundër korrupsionit

Në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, kryeministri i vendit Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook shkruan:

Marketing

“Sot ka vullnet të madh serioz politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin në vendin tonë. Këtë e kemi dëshmuar në shumë raste kur në opinion u ngritën dyshime për përplasje të interesave ose punës jokoshiente, që e hapin portën për korrupsionin. Luftë e pa kompromis kundër korrupsionit do të arrijmë vetëm me institucione transparente dhe llogaridhënies. Kështu duhet të jenë edhe institucionet përfshirë edhe ato në gjyqësi dhe prokurori”, shkruan në facebook kryeministri Zoran Zaev.

Marketing