Kryeministri Zoran Zaev nuk dëshiron të prejudikoj se si do të votojë Kuvendi në rast se nuk ka cenzus për referendumin e ardhshëm për marrëveshjen e emrit, por ka përsëritur se është i bindur në përmbushjen e cenzusit, duke shtuar se nuk ka alternativë rreth asaj se në cilin drejtim do të ecë shteti.

“Kuvendi do të sjell vendim të pavarur”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas pres konferencës së sotme në Qeveri për ndarjen e ndihmës shtetërore për kompanitë.

Nëse qytetarët nuk sjellin vendim, shtoi kryeministri, atëherë tutje vazhdojnë institucionet. Nga ky aspekt, nuk prejudikoj se si do të votojë Kuvendi, mund të gjithë 120 deputetët të votojnë “për” ose “kundër” apo të jenë të ndarë.

Ai është proces që duhet ta ndjekim, ka thënë Zaev duke shtuar se është i bindur se do të ketë cenzus dhe se shumica do të votojnë “për” pasi nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë me Greqinë.

“Kemi mundësi të shkëlqyer dhe të papërsëritshëm që duhet ta shfrytëzojmë. Ne politikanët e bëmë tonën dhe i sollëm vendimet duke mos e ditur se si do të dalim nga ky proces. Si kryeministër kam mandat deri në dhjetor 2020, ky mandat mund të përfundojë në 30 shtator, por unë jam këtu që të sjell vendime. Unë e kam sjellë vendimin dhe jam mirënjohës që Qeveria dhe shumica parlamentare e përkrahin këtë vendim. Të gjitha vendimet tona janë sjell, sepse janë pritje e përbashkët e qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Ai porositi se përgjegjësi të barabartë ka ai personalisht si kryeministër, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, por edhe të gjithë qytetarët. Sipas Zaevit, referendumi do të jetë kulmi i demokracisë vetëm nëse plotësohet obligimi qytetar para atdheut me daljen në votime.

Lidhur me informacionet se muajin e ardhshëm në Maqedoni do të arrijë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri ka thënë se ka dërguar ftesë deri tek liderë evropian dhe botëror për vizitë dhe mbështetje të proceseve në shtet, por nuk ka konfirmim dhe nuk mund të thotë se kush do ta pranojë ftesën.

“Shpresoj se do të gjejnë kohë në agjendat e tyre të vijnë dhe të inkurajojnë qytetarët të dalin të votojnë, të thonë përparësitë, ndërsa qytetarët mbeten ata që të sjellin vendimin”, ka shtuar Zaev.