Zaev: Maqedonia e ka mbështetjen e vendeve evropiane

Kryeministri i RM-së, Zoran Zaev, pas Samitit të kryetarëve të qeverive të shteteve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore dha deklaratë për mediat nga Maqedonia dhe rajoni.

Marketing

Në deklaratën e tij, kryeministri Zaev, Samitin e vlerësojë një mundësi të mirë që këto takime ofrojnë për Maqedoninë e të përsëris pritjen e saj për mbështetjen nga vendet mike, për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Kërkuam mbështetjen nga vendet anëtare për proceset në BE dhe NATO. Maqedonia theksohet në dritë pozitive për ndërtimin e miqësisë, marrëdhëniet e mira fqinjësore, reformat dhe pritjet janë se përmes Maqedonisë do të vazhdojë zgjerimi ”, tha kryeministri Zaev.

Gjatë përgjigjes në pyetjet e gazetarëve kryeministri i Qeverisë, Zaev tha se gjatë vizitës në Zagreb nuk është takuar me kryeministrin hungarez Orban, i cili mbrëmë ka marrë pjesë në darkën që e ka organizuar kryeministri kroat Plenkoviq, me shefat e pranishëm të delegacioneve të Samitit, por se nuk ka qëndruar për Samitin e sotëm.

“Në ndonjë një rast tjetër do të shprehim pritjen për përgjigjen për kërkesën për ekstradim të Nikolla Gruevskit, sepse ai sipas konventave dhe ligjeve ndërkombëtare duhet ta vuaj dënimin e tij në Republikën e Maqedonisë,” tha kryeministri Zaev.

Kryeministri i Qeverisë, Zaev, në pyetjen se a ka pasur ndonjë porosi nga Han, tha se komisioneri Johanes Han është i kënaqur nga Maqedonia dhe procedurat në Kuvend si dhe nga dialogu i brendshëm i qeverisë me opozitën.

Komisioneri Han, siç theksoi kryeministri Zaev, ndau pritjet që kjo do të sigurojë shumicën e duhur të dy të tretave në Kuvend për amendamentet kushtetuese, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministri Zaev, vlerësoi se reformat në gjyqësor dhe shërbimet e sigurisë po realizohen dhe shprehu pritjen se kjo do të jetë një motivim për institucionet që të zbatojnë këto reforma.

Në pyetjet e mediumeve rajonale për pritjet e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, kryeministri Zaev tha se Maqedonia shndrit në Ballkan, se me reformat dhe me Marrëveshjen e Prespës është hapur rruga dhe Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e 30-të e NATO-së. Në përgjigjen për marrëdhëniet Beograd – Prishtinë dha përgjigje të prerë se Serbia dhe Kosova janë fqinjë të Maqedonisë, se vendi ynë është i angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore që nuk ndërhyn ose nuk ka marrë pjesë në asnjë takim në lidhje me këtë çështje dhe se Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira më të gjithë fqinjët e saj.

Samiti i NEQ, u përcoll me interes të madh nga mediat e gjithë rajonit.

Krerët e qeverive të shteteve të vendeve anëtare të NEQ-së, pas pjesës së punës, janë në drekë të përbashkët me nikoqirin, kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Marketing