Zaev: Maqedonia e Veriut po ndryshon, edhe këtu mund të jetohet mirë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në një video porosi në rrjetin social facebook ka thënë se lajmet e mira për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe anëtarësimi i vendit në NATO janë mesazhe të fuqishme për rininë.

Marketing

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut po ndryshon për të mirë dhe se këtu mund të jetohet mirë, ndërsa zhvillimi do të jetë më i shpejtë nëse të rinjtë janë të angazhuar.

“Besoj se lajmi i mirë nga Brukseli pozitivisht do të ndikojë mbi tërë rajonin, do të dërgohet mesazh se Ballkani Perëndimor është pjesë integruese e Evropës, do të shpërblehet përparimi i reformave dhe zgjidhja e çështjeve të renda”, ka thënë Zaev.

Marketing