Zaev: Maqedonisë i duhet një motor më i shpejtë dhe garë e shpejtë përpara

Maqedonisë i nevojitet motor më i shpejtë. Është koha e fundit pas 20 vitesh pavarësi, ta vendosim në garë të shpejtë dhe së bashku me ekonominë ta çojmë përpara, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Para fillimit të tribunës në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Zaev në bisedën e tij me kryetarin e Odës, Branko Azeski dhe zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, duke qëndruar para një motori të parkuar në sallë, theksoi se BE-ja do të na lejojë të jemi anëtare e saj e plotfuqishme, kur standardi ynë do të jetë përafërsisht sa standardi i BE-së.

“Këtë mund ta arrijmë vetëm me motorë të shpejtë, gjegjësisht me lëvizjen e shpejtë të gjithë ekonomisë. Qëllimi është pas hyrjes në BE dhe në NATO të ngasim me shpejtësi të madhe”, potencoi kryeministri.

Pjesa zyrtare e tribunës filloi me diskutim rreth rrugës së Zaevit prej nxënësit të rëndomtë të Strumicës e deri tek kryeministër. Më pas, gjatë bisedës Azeski, i cili i parashtronte pyetjet, tha se është e domosdoshme të ngadalësohet tërheqja e investitorëve të huaj në vend pasi Maqedonia nuk ka kuadër të trajnuar. Kësaj Zaev iu përgjigj me konfirmim se situata është alarmante me ç’rast duhet të punohet në vendosjen e arsimimit dual, gjegjësisht praktikës në shkolla.

Azeski dhe Zaev u përqendruan edhe në vizitën e ardhshme të kancelares Merkel të shtunën. U potencua këmbimi tregtar i Maqedonisë me Gjermaninë i cili, siç theksoi Zaev, pritet sivjet të arrijë katër miliardë euro.

Kryetari i Odës Ekonomike e pyeti kryeministrin nëse do të ndryshojë praktika e deritanishme, presidenti i shtetit Ivanov t’u japë dekorata vetëm disa muzikantëve, autorëve, artistëve por asnjëherë jo edhe biznesmenëve, të cilët parimisht janë, siç tha, “hajdutë të tranzicionit”. Zaev u pajtua se kompanitë private janë shtytësit më të mëdhenj të shtetit.

Marketing