Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje, zgjedhje do të ketë vetëm nëse janë të domosdoshme, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për servisin në gjuhën greke të “Euronjuz” dhe shton se në vijim janë konsultimet me deputetët.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, kryeministri i Maqedonisë thekson se nëse nuk kanë sukses të gjitha mënyrat e mundshme për arritjen e shumicës së dy të tretave në Kuvend, vetëm atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje, ndërsa paralelisht u bën thirrje deputetëve ta bëjnë atë që është detyrë e tyre ndaj shtetit.

“Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Maqedonia tani është në rrugë të drejtë. Do të hapim një kapitull në qershor. Do ta kemi vendin tonë në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe në NATO me fillimin e ratifikimit të protokollit në parlamentet e 29 shteteve anëtare të NATO-s.

Nga aspekti ekonomik, Maqedonia ndodhet në një gjendje të shkëlqyer dhe nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje, përveç nëse nuk është e nevojshme. Ndërsa gjithsesi, nëse shpallim zgjedhje qëllimi i qartë do të jetë 2/3 gjegjësisht 80 deputetë”, thotë Zaev dhe sqaron se, sipas analizave, në rastin e zgjedhjeve Qeveria do të fitojë shumicë.

Kryeministri i Maqedonisë, megjithatë, thekson se tani ajo që nevojitet është që politikanët ta dëgjojnë mesazhin e dërguar të atyre 91 për qind e votuesve të cilët votuan “PËR” dhe thanë në cilin drejtim të lëvizë vendi.
Kryeministri Zaev thotë se ka shkëmbyer mesazhe me “kryeministrin dhe mik Aleksis Ciprasin”, i cili e ka përshëndetur referendumin me mbi 90 për qind të votave “PËR”.

“ka mjaft kohë, por të gjithë pajtohemi se sa më shpejt të implemntohet marrëveshja, aq më mirë do të jetë për të dyja vendet, sepse vetë marrëveshja ofron shumë përfitime. Ministritë e punëve të jashtme të të dyja vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm, si dhe qeveritë tona dhe të gjithë të fokusohemi në fazën e ardhshme që është implementimi i marrëveshjes në Kuvend.

Artikulli paraprakNë vend të paraburgimit Fetai kërkon masa sigurie për Jankullovskën: Fëmija nuk është fajtor
Artikulli tjetërDimitrov: Kuvendi duhet të vendos nëse do ta ndjekë vullnetin e popullit