Zaev mban anën e Kasamit, nuk pajtohet me Pendarovskin për grafën në letërnjoftime

Presidenti ia vlen të dëgjohet, por ligji duhet miratuar sepse është fjalë e dhënë. Kështu kryeministri Zoran Zaev i përgjigjet vërejtjeve të Presidentit Stevo Pendarovski ndaj përkatësisë etnike në letërnjoftime, i cili deklaroi se personalisht është kundër këtij propozimi të Lëvizjes Besa në krye me Bilall Kasamin.

Marketing

Zaev thotë se propozimi është në frymën e Marrëveshje së Prespës duke hedh poshtë akuzat se përkatësia etnike shuan konceptin e nacional të shtetit.

A mund qytetarët të mos e deklarojnë përkatësinë etnike? Zaev thotë se kjo duhet vërtetuar me ndihmën e ekspertëve.

Kryetari është i pari i shtetit dhe për mua vlen t’i kushtohet vëmendje dhe në mbledhjen e parë me të do të diskutojmë për argumentet. E dini se kjo ka dalë nga një proces serioz kur u bën ndryshimet kushtetuese.

Një parti serioze si Lëvizja Besa e ka kërkuar dhe ka dhënë argumentet e saja dhe ne kishim njoftuar se e pranojmë. Është në frymën e Marrëveshjes së Prespë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Marketing