Patriotizëm është kur ndërtohet rruga për gjeneratat e ardhshme, duke ndërtuar shtet të njohur nga të gjithë, ku qytetarët janë krenar. Koha është që Maqedonia të bëjë histori, dhe me hapa të shpejtuara në rrugën e së ardhmes, ky ishte mesazhi që e dërgoi kryeministri Zoran Zaev nga Pelinca.

Zaev gjithashtu apeloi që qytetarët të dalin në referendum më 30 shtator dhe të thonë PO për gjeneratat e ardhshme dhe për të ardhmen e Maqedonisë, dhe shtoi se Marrëveshja me Greqinë është patriotike dhe me këtë garantohen identiteti maqedonas, gjuha dhe shtetësia dhe ftoi për tu bashkuar të gjithë, dhe jo që të krijohen ndasi.

Artikulli paraprakGashi: Ilindeni duhet të na bashkojë
Artikulli tjetërNë Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth një orë