Zaev me gjest i tregon Mickovskit kur do të vijë në pushtet

Me një gjest të pahijshëm, lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në debatin në Prilep tregoi se kundërshtari i tij politik udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski nuk do të vijë në pushtet.

Marketing

Zaev i tha liderit të VMRO-ДПМНЕ se gënjen nëse mendon se do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm. Ai tha se me populizëm, nacionalizëm, narciozoidëm, askush nuk mund të vij më në pushtet. “Nuk ka më sekrete në Maqedoni. Gjithcka dihet për secilin sepse këtë e solli liria, lirinë për të cilën qytetarët luftuan me muaj të tërë. Sot e kemi lirinë, më parë e kishim frikën dhe tmerrin”, u shpreh Zaev.
Momentin kur Zaev i dërgon mesazhin Mickovskit mund të shihet pas minutës 29: