Zaev me Hanin dhe Stoltenbergun në Davos: “PRESPA” hap rrugën drejt BE-së e NATO-s

Tani është koha që të gjitha përpjekjet e proceseve politike në Republikën e Maqedonisë të përqendrohen në zbatimin e dukshëm të reformave në mënyrë që të mundësohet fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Kjo gjë është konstatuar në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me komisarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, në Davos të Zvicrës. Në komunikatën dërguar nga Qeveria theksohet se gjatë këtij takimi është konstatuar po ashtu se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës po zhvillohet sipas asaj që ka qenë e planifikuar.

Marketing

Ndërkaq, kreu i Qeverisë së Maqedonisë është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas komunikatës së Qeverisë në bisedën e tyre janë afirmuar porositë për mbështetje dhe inkurajim nga NATO që të përfundohet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës si dhe pritjet për fillim të ratifikimit të protokollit për anëtarësim.

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me zv/kryeministrin për çështje ekonomke, Koço Angjushev dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, po qëndrojnë në Davos të Zvicrës, ku po marrin pjesë në forumin ekonomik. /SHENJA/

Marketing