Zaev me katër ministra lobon për investime të huaja

Qeveria e Maqedonisë me katër ministra për investime ka filluar një fushatë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas analizave qeveritare thuhet se deri më tani është shënuar një rritje rekorde nvestimeve prej mbi 624 milionë euro, por këto investime akoma nuk shihet se kanë ndonjë ndikim të madh në jetesën e qytetarëve.

Projeksionet e qeverisë janë që gjatë këtij viti investimet e huaja të arrijnë vlerën e 1 miliard euro që do të investohen nga 30 kompani të mëdha.

Ndërkaq, pas hyrjes në NATO shpresohet që investime e huaja të shënojnë rritje për shkak të sigurisë së kapitalit të tyre.

Mbetet të shihet nëse këto politika do të japin rezultate dhe do ta ndalin ikjen masive të të rinjve të pa punë drejtë vendeve të BE-së.

Deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

evn