Zaev: Me Marrëveshjen e Prespës fitues janë qytetarët e të dy shteteve

Qytetarët e vendit tonë dhe të fqinjit tonë, Greqisë, mund të jenë krenar sot, kjo është gjenerata që i dha fund një episode të pasigurt në Ballkan. Kështu ka deklaruar kryeministri Zotan Zaev, në një intervistë për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA.

Marketing

Ai tha se të gjithë qytetarët janë fitues, madje edhe ata që ishin kundër kësaj marrëveshje.

“Me pranimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, fitues janë të gjithë qytetaret nga të dy vendet, por edhe qytetarët e rajonit. Fitues janë edhe ata që ishin kundër, ngase po vjen një kohë e re, kohë e prosperitetit, paqes dhe miqësisë. Qytetarët e guximshëm vendosën që të hedhin hijet e të kaluarës dhe botës t’i japin një Ballkan të ri të mundësive dhe të stabilitetit politik, rajon i fqinjëve të afërt, model të integrimit”, ka thënë Zaev.

Kryeministri Zaev me “krenari dhe falënderim”, ka uruar mikun e tij Aleksis Cipras, për votimin në Kuvendin grek.
“Kemi zgjidhur një kontest që shihej si e pamundur për tu zgjidhur. Unë dhe miku im, Aleksis Cipras, verën e vitit të kaluar kemi arritur marrëveshjes. Së bashku me ekipet tona të udhëhequr nga ministrat e punëve të jashtme arritëm deri tek momenti: çdo palë duhet të jep diçka që të përfitojë më shumë, shumë më shumë në këmbim”, ka shtuar Zaev.

Ai ka thënë se e ardhja do të jetë e përbashkët me “qëllime miqësore dhe vlera që dalin nga familja jonë evropiane”.