Zaev me një ofertë bombastike për opozitën: “Ejani të futemi të gjithë në Qeveri”

Në intervistën për Slloboden Peçat, kryeministri Zoran Zaev për herë të parë ka hapur mundësinë për formimin e një Qeverie të Shpëtimit nacional ku do të futej edhe opozita, transmeton koha.mk.

Marketing

“Ofrojmë bashkëpunim në secilin aspekt të mundshëm. Çdo gjë që duhet të bëjmë, le ta bëjmë, por definitivisht duhet të keni edhe një njeri në anën tjetër, që të bisedoni.

Për herë të parë e them këtë, dua të hapë një debat për qeverisje të përbashkët dhe Qeveri me opozitën. Por duhet të kihet një person me të cilin do të mund të bisedohet, e me zotëri Mickovskin nuk bisedohet. Ose, nëse tek ata ka një person të kuptueshëm, ndërsa te ne jo, le ta largojnë edhe Zaevin, vetëm që dy partitë të mund të bisedojnë.

Duhet ta bashkojmë popullin tonë, pasi që e kemi të nevojshme, edhe ata e dinë, edhe unë e di – tepër e kemi popullin të ndarë!,

E dyta, ta departizojmë administratën, dhe ajo është e mundshme nëse të dyja palët janë brenda. Klientelizmi në gjyqësi dhe administratë do të zhduket.

Marketing