Zaev me urim për Pendarovskin: Fituam lider i cili na bashkangjitet në udhëheqjen përpara

Kryeministri Zoran Zaev sot i dërgoi urim me rastin e inaugurimit, presidentit të vendit, Stevo Pendarovski.

Marketing

Siç thekson, vendi me Pendarovskin fiton lider i cili bashkangjitet në udhëheqjen përpara.

Zaev i shprehë mbështetje Pendarovskit dhe paralajmëron se bashkarisht, i pret shumë punë, ndërkaq përgjegjësia është e madhe.

“Sot vendi ynë fiton president – ky është i joni Stevo Pendarovski, lider i cili na bashkangjitet në kryesimin përpara, në nismën tonë të përbashkët me të cilën e bëjmë Maqedoninë e Veriut vend të bukur për të jetuar. Sot Pendarovski e merr detyrën për të qenë president i të gjithë qytetarëve, jopartiak, të luftojë për drejtësi dhe barazi dhe ta prezantojë vendin në mënyrë dinjitoze çdokund në botë”, shkruan në urim.

Sipas kryeministrit, qytetarët konfirmuan se duhet të vazhdohet përpara, përmes bashkimit.

“I dashur Stevo, urime. Ia dolëm. Qytetarët konfirmuan se duhet të vazhdojmë përpara, përmes bashkimit, Të dëshiroj sukses dhe besoj në bashkëpunimin konstruktiv në interes të zhvillimit. Tani përgjegjësia është e madhe. Të mbështes në mënyrë që t’u shërbesh me përkushtim dhe me drejtësi të gjithë qytetarëve dhe shtetit tonë. Urime, shihemi së shpejti në Shkup, në kafenë e parë presidenciale-kryeministrore, dhe në takimin e parë të punës. Na pret shumë punë e përbashkët, për popullin tonë”, thekson Zaev.

Marketing