Zaev: Mesazhi është dërguar dhe është pranuar, por le t’i japim shans shtetit

Mesazhi i votuesve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është pranuar dhe gjithsesi do të reagojmë, por le t’i japim shans shtetit tonë, tha sot kryeministri Zoran Zaev duke i komentuar rezultatet zgjedhore. Ai shprehu bindje se megjithatë zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe se koncepti i kandidatit të tyre, Stevo Pendarovski do të fitojë.

Marketing

Sipas tij, çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës nuk janë arsye për mosplotësimin e rezultateve tona të pritshme pasi në referendum dolën 669.000 qytetarë, ndërsa “për” votuan 609.000 qytetarë. Nëse shumica e vërtetë kanë qenë kundër, kanë pasur, tha, mundësi dhe në këto zgjedhje u prononcuan 319.000 për Gordana Siljanovskën si kandidate e mbështetur nga opozita, si edhe të gjithë ata të cilët ishin kundër Marrëveshjes së Prespës. Njëherësh, theksoi, as përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit në aspektin juridiko-formal dhe ligji për përdorimin e gjuhëve nuk ka qenë arsye për këtë.

“Pse një pjesë e votuesve vendosën të abstenojnë, ndërsa janë votues mbështetës të konceptit të Stevo Pendarovskit. Vendosën duke qëndruar në shtëpi të dërgojnë mesazh pakënaqësie ndaj pushtetit se ata nëse kanë hequr dorë prej mbështetjes tonë do t’i jepnin votat e tyre për opozitën, gjegjësisht për kandidaten Siljanovska Davkova. Siç shikoni edhe Hristian Mickovski me politikat e veta është delegjitimuar pasi ka ulje me më shumë se 10 për qind të numrit të përgjithshëm të votave prej zgjedhjeve të fundit dhe nuk akumulon numër plotësues të votave ndërsa votuesit tanë të dëshpëruar definitivisht e dërguan mesazhin i cili del si kulmi e kësaj analize, ndërsa ajo është se janë të dëshpëruar nga disa funksionarë të caktuar, prej disa politikave të caktuara të cilat duhet të korrigjohen edhe në pjesën e politikave edhe në pjesën e funksionarëve, gjegjësisht se jo të gjithë në mënyrë të përgjegjshme dhe me dinjitet u shërbejnë qytetarëve të tyre”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve.

Sipas tij një pjesë e tyre të cilët e morën përgjegjësinë që t’u shërbejnë qytetarëve si ministra, drejtorë, për fat të keq humbën në këtë pjesë, pasi, thotë u tjetërsuan nga populli dhe u vendosën më lartë ndërsa nuk i përfunduan një pjesë e detyrave të cilat i morën përsipër. Prandaj, shton, paralajmëroi ndryshime, pastrim, rekonstruim, që do të pasojë pas zgjedhjeve, pasi është paligjshme të bëhen gjatë procesit zgjedhor.

“Është e ndershme t’u them qytetarëve se mesazhi ka arritur deri tek unë. Ajo që është në fushëveprimin e kompetencave të kryeministrit dhe prandaj do të ketë ndryshime, ato do të ndodhin dhe gjithsesi do të jenë të shëndosha dhe do t’ua dërgojnë mesazhin atyre që do të vijnë në vendin e tyre të mos sillen asisoji, të mos shkaktojnë pakënaqësi tek qytetarët. Por, njëherësh gjithsesi pres se ata qytetarë të cilët kanë pasur për qëllim ta dërgojnë mesazhin, njëherësh do ta pranojnë edhe përgjegjësinë e tyre qytetare se megjithatë shtetit i duhet shans dhe të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje që zgjedhjet të jenë të suksesshme. Dështimi i zgjedhjeve do të thotë kriza të reja politike ndërsa të gjitha trendet e së kaluarës prej të gjitha zgjedhjeve presidenciale tregojnë se përqindja e daljes në raundin e dytë është më e madhe se në raundin e parë të zgjedhjeve. Nëse ka qenë për mesazh atëherë mesazhi është pranuar dhe gjithsesi se do të reagojmë, por t’i japim shans shtetit tonë me daljen si votues më 5 maj”, tha kryeministri Zaev.
Ai theksoi se deri më tani nuk është biseduar me partnerët e koalicionit për ndryshime eventuale apo rikonstruimin e Qeverisë si edhe se deri më tani ka pasur oferta të ndryshme prej funksionarëve, se e ka përshtypjen, por e gjithë kjo do të zgjidhet pas zgjedhjeve si edhe në institucionet kompetente.
Në pyetjen e gazetarëve tha se nuk beson se opozita do të bojkotojë, ndërsa thotë, pohon me përgjegjësi se pushteti nuk do të bojkotojë. Motivimin ia japin qytetarët dhe besojmë në kandidatët të cilët i mbështesim.

“Si kryetar i partisë më të madhe politike të koalicionit i cili e mbështet Stevo Pendarovskin kemi çdo të drejtë të presim qytetarët prej bashkësive më të vogla, duke e përfshirë edhe bashkësinë e dytë për nga madhësia, ajo shqiptare do të jetë në mbështetje të Pendarovskit për shkak të bashkësisë dhe progresit të shtetit, për shkak të BE-së dhe NATO-s, për shkak të standardit. Ne gjithmonë kemi qenë shoqëri multietnike dhe zgjedhja varet edhe prej bashkësive më të vogla, prandaj që këtu buron edhe bukuria për të zgjedhur president i cili me të vërtetë do të jetë president i të gjithëve dhe që këtu besoj në suksesin e zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të jenë të suksesshme. Njëherësh është e rëndësishme që zgjedhjet të vazhdojnë të jenë skandinave, të pastra kristal, demokratike dhe të lira. Gjëja e tretë është se është e rëndësishme të fitojë Stevo Pendarovski pasi e di se çfarë do të ndodh në shtet, e dinë edhe qytetarët, amnisti të reja, falje, frenues të rinj,… këto janë shumë probleme ndërsa nuk na duhen”, thotë Zaev.

Tha se nuk mund ta akuzojë BDI-në, pasi edhe në shumë mjedise të pastra maqedonase shumë votues nuk kanë dalë. Pret që të gjithë të japin kontributin maksimal në raundin e dytë të zgjedhjeve, si edhe 80.000 votuesit e Blerim Rekës, pasi thotë përcaktimi më i rëndësishëm është vendi ynë dhe do t’i ndihmojnë vendit.

Marketing